Bridget Jones rikthehet !

Bridget Jones është kthyer. Filmi më i ri komedi me sërish protagoniste aktoren Renee Zellweger, po shfaqet prej një jave në kinemanë më të madhe në Tiranë “Cineplexx”, duke shënuar një shikueshmëri të lartë sidomos nga femrat. Personazhi tepër i pëlqyer i vajzës së thjeshtë që zhytet në situata nga më të çuditshmet e plot humor, vjen këtë herë si një grua tek të 40-tat, sërish beqare dhe befasisht shtatzënë. Aktores do t’i duhet të përballet edhe një herë me shtimin në peshë, ndërsa Colin Firth vjen dhe ai në formën e dashurisë së vjetër Marc Darcy-t. Patrick Dempsey interpreton amerikanin Jack Qëant, njeriun që ka tërhequr së fundi vëmendjen e Bridget-it.Rolin që do të kthehej në njërin prej sukseseve të saj më të mëdha, Zellëeger e mori për herë të parë në 2001-shin me “ditari i Bridget Jones”. Pas kësaj, tre vjet më vonë, erdhi vazhdimi i filmit, “Bridget Jones, skaji i arsyes”. Tani, edhe pse më e madhe në moshë dhe një producente lajmesh në televizion, Bridget sërish përfshihet në telashe pa fund./atsh/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet