Bruce Springsteen rrezikoi të vriste veten nga depresioni

Bruce Springsteen, i cili ka bërë historinë me muzikën e tij mund të duket një njeri i fortë, por edhe ai ka vuajtur në jetë, si çdo person tjetër. Revista ‘Radaronline.com’, e cila mundi të siguronte një kopje të librit ‘Born to run’, e cila flet për jetën e Springsteen,.ka zbuluar momentet e errëta të jetës së artistit, Springsteen ka vuajtur shumë vite nga depresioni, madje ka tentuar të vrasë edhe veten. Në libër tregohet se familja e tij ka qenë tepër e fiksuar pas problemeve psikologjike. Ndërmjet moshës 50-60 vjeç, artisti ka konsumuar një sasi të madhe ilaçesh për depresionin, të cilët mund t’i kishin rrezikuar jetën. Tashmë në moshën 66 vjeçare Springsteen tregon se çdo gjë ka kaluar për fat të mirë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet