Bud Spencer ndahet nga jeta në moshën 86 vjeçare

Ndahet nga jeta në moshën 86 vjeçare, aktori i famshëm italian i Hollivudit, Bud Spencer. Lajmi për vdekjen e tij u dha nga i biri, Giuseppe Pedersoli. Në njoftim ai shkruan se Spencer u largua përfundimisht në botën tjetër në orën 18:15. Mësohet se fjala e tij e fundit ka qënë faleminderit. Bud Spencer në rolet e tij është shfaqur gjithmonë si një personazh pozitiv. Ai dhe kolegu i tij, Terence Hill, kanë lënë gjurmë në kinemanë e Hollivudit të viteve 70,80.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet