Bujar Asqeriu: Dua një Teatër të ri, në atë godinë vdiqën shokët e mi

Artisti i mirënjohur, Bujar Asqeriu i bashkohet mendimit për shembjen e godinës së Tetarit Kombëtar dhe ndërtimin e një ndërtese të re.

“Nuk jam për protesta, nuk i mbështes. Dua të dëgjohen arkitektët. Unë më në atë godinë nuk futem sepse është sëmundje. Nga ajo godinë ku vdiqën shokët e mi, më duket se jam sëmurur edhe unë. Dua një Teatër të ri dhe nuk ka më kuptim që të vihemi kundër njëri-tjetrit, por t’ua lëmë këtë çështje arkitektëve. Boll se u teprua!”, shprehet Asqeriu.

Kryeministri Edi Rama vlerëson artistin e madh Bujar Asqeriu dhe sjellë mendimin e themeluesit të Teatrit Kombëtarë që kërkon një teatër të ri.

“Aktori i famshëm, Bujar Asqeriu, i përket një brezi të ndërmjetëm, mes mjeshtrave që themeluan Teatrin Kombëtar gjatë epokës komuniste dhe të rinjve, që erdhën në skenë kur regjimit komunist i erdhi fundi.Ai krijoi një galeri të pasur rolesh, në ekran dhe në skenë, duke fituar zemrat e respektin e publikut. Në këtë çështjen, “prishet nuk prishet” rrënoja e teatrit, Bujari ishte zëdhënës i fuqishëm i protestës fillestare; kur i tërë komuniteti u mblodh bashkë, për të garantuar vijën e kuqe të mos prekjes së territorit të Teatrit Kombëtar për ndërtime të tjera”, shprehet Rama.

Po ashtu kryeministri shton se “Qyshse kjo çështje u sqarua qartë e prerë me qeverinë e me bashkinë, që s’kanë pasur kurrë ndërmend të përdorin truallin e teatrit për tjetër gjë, përveçse për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, Bujar Asqeriu, njësoj si shumica dërrmuese e komunitetit teatror, mbështet pa rezervë shembjen e të vjetrit e ndërtimin e të riut”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet