Chuck Norris. Dy infarkte në zemër brenda 45 minutash

Ndodhet jashtë rrezikut për jetën

I ka mbijetuar dy infarkteve në zemër brenda 45 minutash. Aktori Chuck Norris është goditur nga një infarkt në zemër në Tonapah hotel pasi ka hyrë në dhomën e tij të hotelit. Është rrëzuar përtokë teksa ishte duke bërë dush. Ndihma e menjëhershme e doktorëve duket se ka stabilizuar disi gjendjen e tij shëndetsore, por një tjetër infarkt e ka goditur aktorin sapo ka mbërritur në spital.

Por aktori i famshëm i Walker Texas Rangers është jashtë rrezikut për jetën dhe në gjendje të mirë shëndetsore. Lajmi është bërë publik nga një e përditshme amerikane, e cila ka shkruar se 77 vjeçari “është përballur me vdekjen por fiziku i tij i mbajtur e ka larguar vdekjen pavarësisht moshës së madhe”. Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, teksa Chuck Norris ndodhej në Las Vegas së bashku me të shoqen me rastin e hapjes së kampionatit botëror të “United fightin arts”.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet