Cila është rruga e lumturisë për Ermal Meten ?

Nga edicioni i 67të i Festivalit të Sanremos doli me dy trofe, vendin e tretë dhe çmimin e Kritikës Mia Martina: Ermal Meta mund të thotë se e ka fituar këtë festival. Tgcom 24 e takon në shtëpinë që kantautori e ka marrë me qera në qytetin e luleve për të gjithë javën dhe e ka ndarë bashkë me stafin e tij. “Të mos bindesh ndoshta është dera e parë për të mbërritur tek lumturia ose qetësia”, tregon ai.

Çfarë do të thonë për ty këto çmime?

Publiku dhe juria cilësore e vlerësuan këngën time më të vlefshme në dallim nga të tjerat dhe unë jam shumë i lumtur.

Nga 11 vjet të debutimit tuaj, mbërrite mbi skenën e të mëdhenjve të Sanremos, çfarë do të thotë për ty?

Do të thotë i impenjuar 11 vite. Pa lodhje nuk arrihet asgjë.

Vitin që kaloi ishe në kategorinë e të rinjve, këtë vitë tek të mëdhenjtë, çfarë ka ndryshua?

Përgjegjësia është gjithmonë e njëjta, sepse duhet të kërkosh të japësh maksimumin , sekan është e njëjta, gjithashtu edhe platea dhe njerëzit.

Kënga jotë është autobiografike me një përshtatje pak pop…..

Melodia është sigurisht më e lehtë se teksti. Doja që të mbërrinte mesazhi pak më i thjeshtë, në mënyrë që teksti të përcillej me lehtësi.

Teksi, në fakt është shumë i rëndësishëm…

Kënga tregon një histori, që do të më pëlqente të bëhëj një manifestim i mosbindjes. Nuk flet për dhunën, por për mosbindjen tek dhuna vetë. është një mënyrë për të thënë që ndoshta është dera për të mbërritur tek lumturia dhe qetësia. Kjo këngë do të thotë duaje jetën tënde dhe të tjerët, bëj si të duash ti.

Si ishte eksperienca në Sanremo?

Shumë e bukur, me dy profesionistë të mëdhenj Carlo Conti dhe Maria De Filippi, një orkestër shumë e bukur dhe 11 milionë telespektatorë. Mendova vetëm këtë.

Albumi merr titullin e këngës “E ndalur të vdeshësh”, si lindi?

Janë nëntë këngë , njëra e ndryshme nga tjetra, saqë duken sikur janë shkruar nga persona të ndryshëm. Madje mendova se kam probleme të personaliteteve të shumta, në fund mbërrita në konkluzionin që të gjithë ne e kemi dhe jo vetëm unë.

Është dikush që maskohet mirë, e dikush keq, unë i përkas kategorisë së parë.

Kujt ia dedikon këtë fitore personale?

Personit që në në jetë më mësoi të mos bindem: mamasë time.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet