Claudio Pozzani sjell në shqip librin ''Kjo faqe e grisur''

Prej datës 15 deri më 18 mars poeti dhe shkrimtari italian Claudio Pozzani do të jetë në Shqipëri për të prezantuar librin e tij të fundit “Kjo faqe e grisur”, botim i Zenit dhe i përkthyer nga Mira Tuci. Pozzani është i lidhur ngushtë me Shqipërinë, si si autori, ashtu edhe si organizues eventesh: si poet, ka marrë pjesë në shumë evente gjatë viteve, ndër të cilët festivali Poeteka; si drejtor i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë së Genova-s prej vitit 1995 fton çdo vit në Itali një autor shqiptar. Gjatë tour-it prezantues, Pozzani do të prekë disa qytete, duke nisur nga Tirana më 15 mars me një takim pranë Institutit Italian të Kulturës, për të vazhduar më pas në Shkodër në Muzeun Kombëtar të Fotografisë Marubi ku do të marrë pjesë në ciklin “Marubi Talks”, më pas, më 17 mars, në Muzeun Arkeologjik të Durrësit dhe do të kthehet në Tiranë, ditën e shtunë më 18 mars me një performance në Galerinë Zenit të botuesit dhe poetit Krenar Zejno. - Jam shumë i kënaqur dhe i nderuar që kam një libër të ri në Shqipëri - shpjegon Pozzani – pasi është një Vend që e dashuroj dhe ku ndihem në shtëpi. Ky libër përmban poezi të reja si edhe disa tekste të cilat janë shfaqur më parë në libra dhe revista por me përkthime të reja të Mira Tuci-t dhe paraqet një lloj antologjie të vargjeve të cilat i ndiej më afër në këtë moment të jetës sime. Poet, tregimtar dhe muzikant, Claudio Pozzani ka lindur në Genova në vitin 1961. Poezitë e tij janë përkthyer dhe publikuar në mbi 10 Vende dhe janë shfaqur në antologji e revista të rëndësishme ndërkombëtare bashkëkohore. Është themeluesi dhe drejtori i Festivalit Ndërkombëtar të Poesisë së Genova-s “Fjalë të përhapura”, krijuar në vitin 1995 dhe konsideruar eventi më i rëndësishëm i poezisë në Itali. CD-ja e tij e poezisë dhe muzikës “Marshimi i hijes” ka qëndruar për më shumë se dy muaj në top 20 të radiove të pavarura italiane, hera e parë për një disk poezie. Për aktivitetet e tij kulturore dhe performancat e tij artistike, poeti dhe dramaturgu i madh spanjoll Fernando Arrabal e ka quajtur “mësues i së padukshmes, provokues ëndrrash, hajdut zjarri: zemra e tij vallëzon në kthinën e ngazëllyer”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet