ColoursofAlbania. Shqipëria është gjallë, konkursi më i ri fotografik

#ColoursofAlbania është konkursi më i ri fotografik që prezantohet nga Ministria e punëve të jashtme. Nisma fton qytetarët në konkursin fotografik nëpër media sociale duke u bërë vetë ata ‘ambasadorët’ e vendit tonë. Konkursi #ColoursofAlbania mbështetet nga ‘diplomatët dixhitalë’ shqiptarë në botë. Nisma u promovua për herë të parë në vitin 2015, në përfundim të së cilës u përzgjodhën 10 fotot me të mira. Konkursi vazhdon deri në Shtator dhe temat do të jenë të lira. Konkursi zhvillohet në mediat sociale, Instagram dhe Facebook, platforma të cilat mbledhin foto nga të gjithë pjesëmarrësit nëpërmjet përdorimit të # (hashtagut në Instagram) dhe @(tagut në Facebook).

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet