Covid-19 frymëzon artistët/ Pikaturat murale 'pushtojnë' rrugët e Tiranës

Franko Dine i është rikthyer artit të tij të rrugës, ku kësaj radhe me penelin e tij, në rrugën e Kavajës ka pikturuar në mure një panoramë që ka lidhje të drejtpërdrejtë me periudhën dhe heronjtë e pandemisë. Ky është punimi i katërt që Franko ka realizuar: në fokus ai ka kujdesin që duhet të tregojmë për veten dhe të tjerët.

Në këtë hapësirë më parë artisti krijoi një tjetër punim mjaft interesant që trajtonte një tjetër problem aktual; ndotjen e mjedisit. Ky punim, në ditën e mbrojtjes së tokës, u rendit i 19-ti në të gjithë boten, por sot mund ta shohim vetëm nëpërmjet fotove pasi persona të paidentifikuar e fshinë.

Edhe pse masat janë lehtësuar, pandemia ka bllokuar festivalin e përvitshëm mural, duke e shtyrë për një afat të pacaktuar.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet