Dalin në dritë mbetjet e nëndetses britanike në ishujt grekë

Mbetjet e një nëndetseje britanike e cila mbeti e palëvizur mes ishullit të Zakynthos dhe Kefalonisë në Luftën e Dytë Botërore, janë larguar pasi ishin krijuar rrjeta të shumta dhe ishte bërë problem për jetën e peshqve nga një grup i trajnuar polumbarësh vullnetarë. Rrjeta e cila kishte rrethuar një pjesë të pjesës së sipërme të nëndetses, ishte bërë problem i madh për jetën e marinës lokale.

Projekti i organizuar nga organizata Healthy Seas “Detet e Shëndetshme”, me ndihmën edhe të Klubit të Zhytësve Scuba, nga data 22 deri më 26 Korrik, kanë organizuar 6 grupe ekspertësh, të cilët pastruan rrjetat dhe objekte të tjera të cilat sillnin shumë probleme për peshkimin në rajon. Objekti 2.000 tonësh HMS Perseus, ndodhet në 52 metra thellësi dhe është pjesë e relikteve të Luftës së Dytë Botërore e cila mbetet thuajse e pazbuluar dhe ka histori shumë të pasur.

Nga të 61 personat që ndodheshin në bord, kur ambjentet e nëndetses u goditën nga një minë italiane të vitit 1941, vetëm njëri nga marinarët mbijetoi. John Capes arriti të largohet nga një e çarë dhe notoi deri në brigjet e ishullit Kefalonia, ku kaloi 18 muaj në arrati përpara se të kalonte në Turqi me një anije të vogël peshkimi.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet