Dashuri në kohën e koronavirusit. Dy të rinj rusë dashurohen brenda në karantinë

Kur Rusia hoqi shtetasit e saj nga epiqendra e koronavirusit Wuhan këtë muaj, në të u nisën mbi 140 persona direkt edhe në karantinë në qytetin siberian Tyumen. Të izoluar nga pjesa tjetër e botës derisa të konfirmohen pa asnjë shenjë virusi, të gjithë kanë patur mundësi që të lidhen me familjen dhe botën nëpërmjet rrjeteve sociale. Por Inna Savintseva dhe Daniil Parfenovich, kanë gjetur më tepër se kaq, lidhjen dhe dashurinë për njëri-tjetrin.

Historia e tyre këto ditë duket si filmë, por Savinsteva dhe Parfenovich, të dy 18 vjeç, janë takuar teksa ishin duke pritur aeroplanin në aeroportin Tian He të Wuhanit. Ajo ndodhej në Kinë si një gazetare kulture për një media ruse, ndërsa ai ishte student. Të dy nisën të flasin duke zbuluar dëshirën për muzikën, teknologjinë dhe artin në përgjithësi. “Ajo po më fliste për muzikën dhe unë përgjigjesha për skulputurat dhe planet e mia të bukura për jetën. Në këtë mënyrë sytë tanë u bashkuan dhe zemra nisi të rrahë për njëri-tjetrin”, ka thënë Parfenovich.

Djaloshi tregon se doktorët në karantinë nuk e kanë aspak problem që të dy janë të lidhur me njëri-tjetrin. Por Savintseva është izoluar në një dhomë tjetër për shkak të një tjetër sëmundjeje. 18 vjeçari rrëfen se nuk ka mundur ta takojë vajzën ditët e fundit dhe madje ata nuk mundën të ishin bashkë edhe në ditën e Shën Valentinit. Daniil i kishte blerë asaj një byzylyk dhe me ndihëm e doktorëve ajo ka arritur ta marrë dhuratën.

Savintesva nuk ka arritur të japë deklaratë për median ruse për shkak të shëndetit, por ajo është testuar negative në koronavirus. Deri tani Rusia ka vetëm dy të konfirmuar me COVID-19, të dy shtetas kinezë të cilët po marrin mjekimin e duhur. “Ne donim të ishim bashkë për Shën Valentin, por fatkeqësisht nuk mundëm. Por gjithësesi, jemi të lumtur me gjithçka po shkon këtu”, ka shtuar 18 vjeçari. Të dy do të dalin nga karantina shumë shpejt dhe gjatë ditëve në vazhdim ata kanë planifikuar të qëndrojnë në Tymen duke vizituar së bashku qytetin.

Pas kësaj, ende nuk dihet se çdo të bëjnë të dy. Savintseva është nga Kirov, një rajon në qendër të Rusisë, ndërsa Parfenovick është nga qyteti siberian Krasnoyarsk, gati 3.200 kilometra larg. “Deri tani ne kemi komunikim shumë të mirë dhe unë mbështes çdo vendim të sajin për pavarësinë personale. Kjo është e vetmja mënyrë tani për tani”, shton ai. Të dy shpresojnë që të paktën për ta, mbyllja në karantinë nga koronavirusi të shërbejë si lajm i mirë për një lidhje dashurie.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet