Dekorohet Ismail Kadare me medaljen ‘Komandanti i Legjionit të Nderit‘

Shkrimtari Ismail Kadare do të jetë i pranishëm në ceremoninë e dhënies së medaljes “Komandant i Legjionit të Nderit’’ në Francë, i cili u akordua nga shteti francez në janar të këtij viti. Në këtë ceremonë, e cila është mbajtur pasditën e sotme do të jetë edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili deklaroi se, sot do të shkoj në Francë, ku Presidenti francez do të nderojë Ismail Kadarenë.

Kadare është dekoruar me legjioni i Nderit së bashku me një numër të madh gazetarësh e karikaturistësh, të vrarë në sulmin terrorist që iu bë revistës satirike Charlie Hebdo. Dekorata iu dha edhe heronjve që arritën të shmangin sulmet terroriste në një tren të linjës Amsterdam Paris, në gusht të vitit 2015.

Gazetarët Michel Renaud, Elsa Cayat, redaktori i lajmeve Mustapha Ourrad, Bernard Maris, karikaturistët Charb, Cabu, Honoré dhe Tignous e kanë marrë çmimin pas vdjekjes.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet