Dhjetë premiera filmash britanikë, në gjashtë qytete në rajon

British Council dhe DokuFest po organizon festivalin e filmit të ri britanik PlayUK, që do të zhvillohet nga 16 - 19 shkurt, i cili synon të mbledh audiencë nga Beogradi, Podgorica, Prizreni, Sarajeva, Shkupi dhe Tirana.

Sipas njoftimit për media nga DokuFest, do të jepen 10 filma dhe dokumentarë premierë të produksionit britanik bashkëkohor.

“T2 Trainspotting”, “Njeriu nga Mo’Wax” (The Man from Mo’Wax) – një dokumentar rreth influencës së muzikës britanike, “Aftësitë e Pjekurisë“ (Adult Life Skills) – një komedi rreth rritjes në moshë, “Una”,– një dramë e fuqishme, “Rrëfimi” (The Confession) një dokumentar për terrorizmin në botën moderne, etj, janë vetëm disa nga tituj intrigues, të cilat do t’i japin peshë filmit britanik në rajon.

Filmi kult me titull “T2 Trainspotting” do të hapë festivalin në 16 Shkurt, në të njëjtën kohë në gjashtë qytete në Ballkanin Perëndimor. Renton (Ewan McGregor), Sick Boy (Jonny Lee Miller), Begbie (Robert Carlyle) dhe Spud (Ewen Bremner) rikthehen përsëri dhe jeta në Skoci në 2016 pas 20 vitesh nuk ka ndryshuar shumë. Komedia e zezë sjell trishtim, humbje, gëzim, hakmarrje, urrejtje, miqësi, dashuri, frikë, vetë-shkatërim, por edhe një rrezik moral .

Filmat do të shfaqen gjatë katër ditëve në gjashtë qytete të Ballkanit Perëndimor tek “PlayUK”. Ky festival filmi do të festojë ripërtëritjen njerëzore dhe mundësinë për të gjetur përgjigjet dhe zgjidhjet e duhura në kohë të vështira.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet