Dikush po mendon të shembet Galeria?

Lajmin e dha para disa ditësh Ministrja e kulturës Mirela Kumbaro. Galeria kombëtare e arteve ka nevojë të riorganizohej. Kumbaro u shpreh se Galeria do të marrë emrin e Muzeut të arteve të bukura dhe se do të rehabilitohej. "Muzeu Kombëtar përgatitet për një periudhë rehabilitimi. Brenda vitit do kemi projektin e ri për të kaluar më tej në zbatim. Galeria Kombëtare e Arteve merr emrin e ri Muzeu Kombëtar i Arteve të Bukura. Ka një fond të jashtëzakonshëm të veprave qoftë të para 100 viteve, qoftë të realizimit socialist. Godina është mjaft e amortizuar, kërkon riorganizim. Kemi projektin e radhës. Galeria Kombëtare ka statusin monument kulture dhe me ligj ajo nuk preket por rehabilitohet. Do të ketë një koncept të ri bashkëkohor dhe do të ketë teknologji moderne. Ndërtuam 4 muze në mandatin e kaluar, besoj që të gjitha institucionet e mëdha kombëtare janë në listë sepse që kur janë ndërtuar nuk janë prekur”, u shpreh ministrja Mirela Kumbaro.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet