Disney do të riprodhojë filmat emblemë

“Mama, humba avionin” dhe “Natë në muze”, do të jepet remake shumë shpejt në sallat amerikane. Numri një botëror i argëtimit ka marrë në dorë një numër të madh filmash emblematikë që i përkasin ”21 Century Fox”, blerja e të cilave u vendos pranverën e kaluar. Bob Iger, drejtuesi i grupit theksoi se ”Disney” ishte i vendosur të përmirësonte katalogun e gjerë të Fox (…) për shembull duke risjellë në një version tjetër filmat “Mama, humba avionin”, “Natë në muze” dhe “Ditari i një frikacaku” për një gjeneratë tjetër në ”Disney+”. “Asgjë nuk është më e rëndësishme sesa ta bëjmë këtë në mënyrë korrekte”, theksoi ai.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet