Dita e Holokaustit, Tirana nderon viktimat

Në nderim të viktimave të holokaustit, sot në Tiranë u inaugurua lulishtja që do të mbajë emrin 'Të drejtë midis kombeve', simbol i ditës së përkujtimit të viktimave të holokaustit. Lulishtja është inaguruar nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i cili ka apeluar që të ruhet kujtesa kolektive. Po sot, Presidenti Bujar Nishani dekoroi dhe 35 familje që kanë strehuar hebrenjtë. Në nder të kësaj dite përkujtimore për viktimat e Holokaustit sheshi pranë universitetit Politeknik do të mbajë emrin “Të drejtë midis kombeve”.Në konferencën që mbajti me studentët Ministri i jashtëm Ditmir Bushati tha se: "Në këtë mënyrë jo vetëm kujtojmë atë që ka ndodhur por dhe shpresojmë të forcojmë ndërgjegjen tonë për të mbrojtur të ardhmen e njerëzimit nga përsëritja e një ngjarje të tillë".

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. Xhabir Zejnuni  e Shtunë 28 Janar, 2017

    Kur do caktohet nje dite per te perkujtuar Holokaustin Komunisto Çifut ne tere boten?! Nuk jane pak, por 100 milion viktima te pafajshme (.....).