Ermal Meta

'E ndaluar të vdesësh' kantautori shqiptar Ermal Meta sonte në Sanremo

Kantautori shqiptar Ermal Meta do të performojë sot në natën e parë të Festivalit Kombëtar të këngës italiane Sanremo 2017. Ai është një nga 22 të zgjedhurit në garë për kategorinë 'kampioni', përkrah emrave të njohur të muzikës italiane si Albano, Fiorella Manoia. Gigi D’Alessio, Paola Turci, Nesli, Fabrizio Moro, Michele Zarrillo etj. Kënga e Ermal Metës mban titullin “Vietato di morire”, “E ndaluar të vdesësh” dhe konsiderohet nga kritika italiane si teksti më i mirë i këngëve pjesëmarrëse në ‘Sanremo 2017’. Titullin e kësaj kënge do ta mbajë dhe albumi i ri i Ermal Metës, i cili do të dalë në tregun muzikor italian më datë 10 shkurt. Festivali i këngës italiane ‘Sanremo 2017’ do të zhvillohet prej ditës së sotme deri 11 shkurt. Ky Festival do të drejtohet nga prezantuesit Karlo Konti e Maria De Filipi.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet