EBU kërcënon ukrainën. Kërkon lejimin e përfaqësueses ruse në Eurovizion

Organizuesit e ngjarjes muzikore Eurovizion 2017, kanë kërcënuar ukrainën si pjesmarrëse në kompeticione të tjera europiane, nëse ata vërtet refuzojnë hyrjen e përfaqësueses ruse Yulia Samoilova në terroritorin ukrainas në mënyrë që kjo e fundit të marrë pjesë. Shefja e EBU-së Ingrid Deltenre, ka informuar ukrainën se “është i papranueshëm” ndalimi i këngëtares Samoilova të hyjë në territorin ukrainas për të performuar. Këngëtarja që në moshë të vogël lëviz me një karrike me rrota për shkak të reaksionit që pati në trup pas një vaksine.

“Transmetuesi publik ukrainas UAPBC mund të mos jetë më pjesmarrës në evenimente të tjera”, ka thënë drejtuesja e EBU-së, në një letër dërguar kryeministrit të vendit Vladimir Groysman. “Ne jemi totalisht të shqetësuar dhe në fakt tepër të inatosur, sepse këtë vit Eurovizioni po përdoret si një luftë e ashpër mes Federatës ruse dhe ukrainës”, thuhet më tej në letër.

Një sugjerim nga drejtuesit e Eurovizionit është fakti se Yuliya Samoilova mund të marrë pjesë në kompeticion nëpërmjet një linku satelitor duke kënduar live në kanalin rus Channel One. Por kjo është hedhur poshtë menjëherë nga transmetuesit publik rus. Nga ana tjetër, Deltenre ka urdhëruar ukrainën të lejojë përfaqësuesen ruse të marrë pjesë në territorin e vendit në Eurovizion duke thënë se “kjo do të ketë një impakt shumë negativ në reputacionin muzikor dhe atë ndërkombëtar për vendin si një shtet modern, demokratik dhe europian”.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet