Egjipt/ Zbulohet varreza mbi 2.500 vjeçare

Arkeologët egjiptianë kanë zbuluar këtë të djelë një koleksion me më tepër se 13 trupa të mumifikuar të cilat datojnë mbi 2.500 vjet më parë. “Trupat janë gjetur në zonën e njohur arekeologjike Saqqara në afërsi të Gizas”, ka deklaruar Ministria e Turzizmit dhe Antikitetit Egjptian në një deklaratë publike.

Kufomat, ndodheshin brenda një zone në 11 metra thellësi, sipas njoftimit. Ministri Khaled al-Anany dhe sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Antikitetit Mostafa Waziri, kanë qenë të pranishëm për të parë nga afër zbulimin e kryer në rajon si dhe kanë kërkuar vazhdimin e punimeve për zbulimin e krejt varrezës.

”Zbulimi është më i madhi me numrin e kufomave të mumizuar brenda një varreze që pas zbulimit të Asaif Cachette”, ka deklaruar ministri, i cili i referohet zbulimit të 30 trupave në tetor të vitit të kaluar në varrezën Asaif në pjesën e sipërme të Luxorit.

”Zbulimi i Saqqara përfshin një koleksion të bukur me ngjyra të arkivoleve prej druri, ngjyrat dhe shkronjat e të cilëve vazhdojnë të jenë në gjendje të mirë pavarësisht 2.500 viteve që kanë kaluar”, shton ministri Waziri, i cili edhe drejton grupin e arkeologëve në rajon.

Ministri përmend edhe faktin se numri i saktë i trupave që ndodhen ende nën tokë dhe identiteti i titujve që mbajnë nën vete nuk është deshifruar akoma, por gjithçka do të zbardhet në ditët në vazhdim gjatë punës që nuk do të ndalojë.

“Misioni vazhdon në rajon dhe pritet që rezultatet të jenë shumë të larta edhe për zbulimet e tjera përveç kufomave, siç janë edhe arkivolet e ngjyrosura si dhe statusi i personave që kanë vdekur”, është shprehur shefi i grupit të arkeologëve. Studimet e para tregojnë se arkivolet janë komplt të mbyllura dhe ato nuk janë hapur më kurrë që nga momenti kur janë varrosur në zonë.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet