Egjipt, plaçkitet muzeu arkeologjik në Mallawi. Studiuesit: dëm i pazëvendësueshëm

Trashëgimia kulturore egjiptiane u godit rëndë javën e kaluar, pasi disa plaçkitës bastisën muzeun e arkeologjik në qytetin Mallawi. Muzeu ndodhet 190 milje në jug të kryeqytetit egjiptian, Kajros. Studiuesi i lashtësisë egjiptiane në Universitetin amerikan në Kajro, Salima Ikram, shprehet se muzeu përmbante objekte të pazëvendësueshme, shumica prej tyre të pastudiuara ende.

Galeritë e këtij muzeu me dy kate, përmbajnë mumje të kafshëve të ndryshme. Objekte që përdoreshin për rite fetare, arkivole prej druri të pikturuara, varëse me gurë të çmuar, maska varrimi, mbishkrime varresh, si dhe tabakà prej guri që përdoreshin për mbajtjen e vajrave të shenjtë. Këto objekte mbetën të paprekura për një periudhë 2000 vjeçare.

Sipas mediave lokale, plaçkitësit hynë në muze në kohën kur mbështetësit e presidentit të rrëzuar të Egjiptit, Mohamed Morsi, po protestonin në oborrin jashtë ndërtesës. Mësohet se pas bastisjes së muzeut, plaçkitësit i vunë flakën pjesës së mbetur.

Plaçkitjet dhe sulmet në muzetë e Egjiptit kanë filluar pas trazirave të 2011 në jetën politike të vendit dhe vazhdojnë ende.Studiuesit e UNESCOs shprehen se, si pasojë e këtyre grabitjeve, Egjipti ka humbur një pjesë të madhe të pasurisë së tij arkeologjike.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet