Egjipti inaguron muzeun Hurghada në brigjet e Detiti të Kuq

Kryeministri egjiptian Mostafa Madbouli, ka inaguruar sot muzeum “Hurghada” në afërsi të Detit të Kuq, një rajon turistik tepër i njohur në brigjet lindore. I ndodhur në qendër të qytetit turistik Hurghada, muzeumi është i pari i këtij lloji që do të hapet në bashkëpunim edhe me sektorin privat të egjiptit.

“Është eksperiencë speciale të ndërtosh në bashkëpunim me qeverinë dhe sektorin privat”, ka thënë Madbouli. Ai shton se kompanitë e sektorit privat kanë bërë investimin e plotë të të gjitha shërbimeve të themelimit të muzeut dhe objektet në të.

Muzeu ha kapërsirë mbi 10 mijë metra katror dhe mendohet të kontribuojë në një rritje të madh të turizmit në këtë provincë të Detit të Kuq, i ndodhur vetëm 400 kilometra larg nga Kajro. Përfshin një holl prej 3000 metrash katrorë ku janë të vendosura statujat, një zonë reklamash, një kompleks tregëtar dhe parking për makina.

Ka kushtuar mbi 10 milion dollarë dhe përmban brenda mbi 1.791 objekte të periudhës së faraonëve, si dhe pjesë të epokës mbretërore në fillim të shekullit të 20-të në një marrdhënie me civilizime të ndryshme. Ministri Madbouli shton se “muzeumi i ri do të sjellë një mënyrë të re të turizmit kulturor, në një provincë e cila në pjesën më të madhe mbështetet në krijimin dhe turzimin detar”.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet