Egjipti transferon të gjitha materialet e Tutankhamun në Muzeun e Madh Egjiptian

Egjipti më në fund ka transferuar pjesën e gjashtë dhe të fundit të materialeve të faraonit të njohur Tutankhamun në muzeun e sapo ndërtuar pranë piramidave të Gizës. Tranferimi i trupit të tij ka kaluar nëpërmjet një parade në Kairo nën mbrojtjen e policisë nga Muzeu Ushtarak Kombëtar Egjiptian në vendin ku do të qëndrojë përfundimisht Muzeun e Madh Egjiptian. Mbi 4500 relike dhe materiale të lidhura me jetën e ish-faraonit tashmë do të qëndrojnë përfundimisht në këtë muze gjigand.

Mbi 7 mijë metra katrorë janë në dispozicion vetëm për mumjen dhe gjithçka i përket Tutankhamun në muzeun e ri, shtëpi e mijëra materialeve shumë të veçanta nga dinastitë e ndryshme të egjiptit të lashtë. Vetëm materialet më të fundit të gjetura janë nga varreza e dinastisë së 18-të e cila u zbulua në vitin 1922.

Në fillim të këtij vitu u deklarua se kanë nisur punimet për gjetjen e materialeve në dhomën sekrete të varrit të Tutankhamunit. Një grup nga universitetit politeknik i torinos, do të skanojë zonën në fjalë duke shpresuar për gjetjen e thesareve të veçanta. Ekspedita është e treta e kërkuesve e cila studion varrezën gjatë këtyre dy vjetëve, me shpresën e gjetjes së varrit të mbretëreshës Neferiti, nënës së Tutankhamun.

Shumë arkeologë dhe ekspertë besojnë se mbetjet e Neferitit mund të ndodhen pas mureve të varrit të Tutankhamun, ndaj ata kanë sugjeruar hapjen e një vrime për lejmin e kalimit të disa kamerave të vogla nëpër të, duke u dhënë përgjigje shumë pikëpyetjeve të ngritura. Mbretëresha Neferiti është njëra ndër simbolet më të njohura të egjiptit të lashtë dhe të bukurisë së kohës. Zbulimi i varrit të Tutankhamun u krye totalisht në vitin 1922 nga Briton Howard Carter, duke bërë që ky zbulim të jetë njëra ndër ngjarjet me të rëndësishme arkeologjike të të gjitha kohërave.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet