Ekskluzive /'Shqipëria. Perla e Mesdheut'. Vlerësime të larta nga ekspozita ndërkombëtare në Pekin

Turizmi shqiptar, ndër më të pëlqyerit nga liderë dhe vizitorë

“Perla e Mesdheut”. Kështu është quajtur Shqipëria nga titullarë të lartë të Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së turizmit të kinës, diplomatë, specialistë turizmi dhe të interesuar tejet të shumtë. Ekspozita Ndërkombëtare e Industrisë dhe Urbanizimit në Pekin, i dha shqipërisë një mundësi të shkëlqyer të shpalosë vlerat e saj në tregun turistik. Samiti “Një brez, një rrugë”, i cili e ka përfshirë vendin tonë në të gjitha projektet gjigande të vendeve pjesmarrëse, e ka bërë të njohur vendin e vogël ballkanik brenda tre ditësh ndërkombëtarisht.

Pavioni shqiptar ka qenë ndër më të vizituarit dhe më të diskutuarit nga të gjithë pjesmarrësit në këtë ekspozitë ndërkombëtare. Organizuesit e ekspozitës i kanë kërkuar Ambasadës së Republikës së Shqipërisë dhe të gjitha ambasadave të akredituara në Pekin të cilat janë pjesë e projektit “Një brez, një rrugë”, të shpalosin më të mirën e mundshme të vendit që përfaqësojnë duke ofruar gjithçka nga vendi i tyre në lidhje me turizmin ndërkombëtar.

Eduard Molla, sekretari i dytë i ngarkuar pranë sektorit ekonomik dhe turistik në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Pekin, thekson eksluzivisht për Hermesnews, se “Ambasada e Shqipërisë dhe unë si i ngarkuar me këtë detyrë, jemi munduar në maksimum që vendi ynë të përfaqësohet sa më denjësisht. Jam shumë i kënaqur që ia arritëm të njihemi edhe më tepër ndërkombëtarisht. Jo vetëm që numri i drejtuesive të lartë të institucioneve kineze ka patur interes për ta njohur vendin tonë dhe ka shprehur dëshirë të madhe për ta vizituar, por kanë qenë të shumta edhe agjencitë turistike dhe ekonomike si për turizëm edhe për investime në Shqipëri”.

Ngjarjet e fundit të ndodhura në kryeqytetet e disa prej vendeve të europës perëndimore, duket se i kanë dhënë shqipërisë një avantazh edhe më të madh interesimi për kinezët. Siguria është elementi më kryesor për turistët kinezë, prandaj duke parë se Shqipëria nuk është njohur për asnjë trazirë apo sulm terrorist, klimë të mrekullueshme, ushqim bio dhe tepër të shëndetshëm, diell dhe mbi të gjitha çmime tepër të leverdishme, i kanë dhënë vendit të shqiponjave, pikët maksimale.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet