Ekspozohet këtë javë në Kajro, 'Mumja ulëritëse'

Muzeu egjiptian do të bëhet gati për të ekspozuar “mumjen ulëritëse” së bashku me dy materiale të tjera si pjesë e një plani për të zbardhur para të interesuarve gjithçka që nuk është ekspozuar dhe ditur më parë për mumjen në fjalë. Mumja e gjetur në pozicion “ulërimë dhimbjeje”, do të shfaqet me maskën e florinjtë dhe mbulesë ari në të gjithë pjesët.

Elham Salah, drejtor i muzeut në sektorin e ministrisë së Antikitetit, ka thënë në një konferencë për shtyp se “mumja nuk është ekspozuar më përpara dhe ka qenë brenda arkivolit që prej zbulimit në muze. Maska dhe mbulesa, gjithashtu, do të ekspozohen për herë të parë në Egjipt, pasi ato kanë mbërritur nga SHBA në vitin 2017.

Mumja besohet se i përket një personi i cili mendohet të jetë djali i Ramesses 3. Studiuesit e mumjes kan shtuar se ai mund të ketë vdekur rreth moshës 20 vjeçare për shkak të helmimit. Ai përket familjes së dinastisë së 12-të të egjiptit. Mumja ka qenë e mbuluar me lekurë dhie.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet