Elton John, 300 koncerte para 'Lamtumirës' nga skena më 2021

Ka mbushur 70 vjeç dhe ka rastin ta thotë, nga ku mbi 50 vjet i ka kaluar në skenë. Por Elton John arrin gjithnjë të flasë për veten. Muzikanti ka vendosur t’i japë lamtumirën skenës me një turne të fundit. Turneu do të zgjasë plot 3 vjet, me një risjellje të albumit të vitit 1973, Yellow Brick Road.

“Kam fëmijë të ciët më kanë sjellë shumë gëzim dhe kam menduar të kaloj shumë më tepër kohë me ta. Jam babai i tyre. Edhe im shoq David, kemi menduar të mos humbasim më tepër kohë nga kënaqësia që ata na sjellin. Për të qenë i sinqertë, nuk ka qenë një vendim i vështirë”, shprehet John. Lamtumira e një gjigandi to pop-it do të vijë me 2021. Me mbi 300 koncerte në të gjithë botën.

Elton John shton se do që publiku ta marrë vesh të vërtetën. “Gjatë dy orëve të koncertit në skenë do bëj gjëra të cilat nuk kam arritur t’i bëj deri tani. Dua të mbledh gjithë momentet e 50 viteve të mia të karrierës dhe dua që njerëzit të mendojnë se vazhdoj të jem ende në majë të dallgës”. Në realitet vendimi i sir. Elton vjen për faktin se kënaqësia e vërtetë është vetëm nëpër koncertet live, më tepër se sa shitja e albumeve, por për një muzikant të kalibrit të tij, falet edhe një gabim i tillë i vockël.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet