Emancipimi fillon nga mendja, inaugurohet qendra kombëtare për librin

Shqipëria si Franca, Italia ka sot qendrën e vet kombëtare për librin. Lajmin e mirë e jep pak para largimit Ministrja e kulturës Mirela Kumbaro, e cila firmos një prej projekteve më të rëndësishme. Ajo ndjehet "krenare që sot hedh firmën e fundit si ministre e Kulturës në kurorëzimin e një pune 2 vjeçare". E tha në prani të atyre që ishin mbledhur për të festuar. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, një agjenci në nivel kombëtar, do të ekzekutojë në territor të gjitha politikat dhe programet e Ministrisë së Kulturës. Misioni i saj janë programet e edukimit, promovimin e letrave shqipe, dhe nxitja e leximit tek të rinjtë. Qendra harton programe dhe financon projektet në fushën e librit. Po ashtu, kjo qendër mbështet botimet e librave dhe të revistave në fushën e letërsisë e të shkencave shoqërore edhe në format të aksesueshëm për personat me aftësi të kufizuara. Qendra, nëpërmjet buxhetit të saj të miratuar për çdo vit kalendarik, financon projekte të paraqitura nga persona fizikë ose juridikë, që kanë si objekt të veprimtarisë së tyre fushën e librit. Realizimi i projekteve miratohet me urdhër të titullarit, pas propozimit nga kolegjiumi i QKLLsë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet