Ermonela Jaho zyrtarisht do të përfaqësojë Shqipërinë në Unesco

Sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho është kandidaturë e propozuar nga Tirana si Ambasadore e Vullnetit të Mirë në UNESCO. Ministria e Kulturës përmes një njoftimi zyrtar bën me dije se gjatë qëndrimit në Paris, ministrja Mirela Kumbaro zhvilloi një vizitë në Selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencë dhe Kulturën, UNESCO dhe u prit në takim nga drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay. Kumbaro prezantoi zyrtarisht kandidaturën e sopranos shqiptare Ermonela Jaho. "Vlerësojmë shkëlqyeshëm punën dhe rezultatet e Shqipërisë në mbrojtjen, konservimin, restaurimin dhe sensibilizimin e trashëgimisë, me synimin e qartë për t’i dhënë zhvillim turizmit kulturor, përmes politikave të qarta në trashëgiminë kulturore. UNESCO vlerëson modelin shqiptar të zhvillimit duke theksuar se ai duhet treguar për të gjithë rajonin", u shpreh drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO, Audrey Azoulay.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet