Eurovizion 2020, nuk do të zhvillohet në Rotterdam këtë vit. Frikë nga koronavirusi

Konkursi muzikor i Eurovizionit është një një nga festivalet më të mëdha të muzikës në botë. Glastobury, kanë anuluar edhe shfaqjet e tyre. Ashtu si edhe Rolling Stones që kanë deklaruar mosvazhdimin e tyre në Amerikën e Veriut. I ngritur nga disa dhe vendimet merren nga disa të tjerë. Konkursi europian, është bërë viktima e fundit kulturore e krizës nga koronavirusi. Pas triumfit të Holandës një vit më parë, edicioni i këtij viti ishte gati në Rotterdam.

Por edhe teksa virusi vazhdon të përhapet, organizatorët kanë thënë se ndalimi është i paevitueshëm. “Të dhënat e marra nga shpërthimi i Covid-19 në të gjithë Europën si dhe rregullat e forta vendosura nga qeveritë për pjesmarrjen e konkurrentëve si dhe autoritetet holandeze të Transmetuesit Europian të Përbashkët (EBU), ka marrë vendimin përfundimtar nga drejtori i përgjithshëm i Eurovizionit”.

Vendimi është bërë publik vetëm pak momente pasi Glastonbury, njëri nga festivalet më të mëdha muzikore që ka Europa është ndaluar. Ngjarja në Angli, është një pikë e rëndësishme e rrokut dhe pop-it, do të festonte këtë vit 50 vjetorin e tij. Zhgënijm edhe për fansat e Rolling Stones. Banda është bërë gati të ndërpresë turin në Amerikën e Veriut.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet