Eurovizioni, mollë sherri mes rusisë dhe ukrainës

Rusia nuk do të transmetojë kompeticionin e këngës

Tension total mes moskës dhe kievit. Jo vetëm në luftë që nga viti 2014 në pjesën lindore të vendit, por tashmë në mes është edhe muzika. Kompeticioni më i madh i këngës europiane Eurovision 2017, këtë vit do të zhvillohet në Ukrainë, vend i cili nuk ka pranuar të ftojë rusinë fqinje. Një makth për moskën e cila nuk do të mund të marrë pjesë në një ngjarje të tillë të përmasave kaq të mëdha. Si përgjigje ndaj këtij vendimi, Rusia nuk do ta transmetojë në televizion ngjarjen e këngës europiane.

EBU, Transmetuesi i Përbashkët Europian i cili prodhon edhe Eurovizionin, ka dënuar vendimin e ukrainës duke theksuar se festivali i muzikës ështi i hapur për 43 vende dhe në të kaluarën është bërë shumë punë për ta ruajtur këtë mundësi. Kompeticioni i këngës do të zhvillohet nga 9 deri më 13 Maj në Kiev dhe do të ketë si slogan “Të celebrojmë diversitetin”, një slogan i cili pas ngjarjes në fjalë duket pak si jashtë loje.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet