Eurovizioni mund të organizohet 'online' për shkak të frikës nga koronavirusi

Unioni Europian i Transmetimit “EBU”, ka dalë publikisht duke deklaruar se “është duke punuar për planin e edicionit të sivjetshëm të Eurovizionit në Rotterdam të Holandës i planifikuar për t’u zhvilluar në muajin Maj”. Vendimi po diskutohet dhe idetë më të mira janë që kompeticioni të zhvillohet në formatin “online” për shkak të kërcënimit të koronavirusit.

Në deklaratë, EBU shton se “jemi duke vazhduar të ndjekim zhvillimet në të gjithë kontinentin. Po shohim skenaret e mundshme së bashku me organizatorët e kompeticionit si NPO, NOS dhe AVROTROS. Megjithatë, është akoma shpejt që të komentojmë për skendarin perfundimtar, pasi gjithçka varet nga zhvillimet e muajve të ardhshëm”.

EBU-ja sigurisht që është duke vëzhguar situatën përsa i përket përhapjes së Covid-19 dhe është duke marrë të gjitha masat e duhura për sigurinë e organizimit me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe autoritetet e shëndetit. “EBU për momentin ka ka ndaluar udhëtimet pasi njëri nga pjestarët e stafit të tij në Gjeneve të zvicrës është konfirmuar pozitiv me koronavirus”, thuhet në deklaratë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet