Eurovizioni në diskutim në Izrael. Nata e madhe finale përballë Shabbatit hebraik ve në rrezik garën e këngës

Nga mbrëmja e së premtes, deri të shtunë në mbrëmje, besimtarët hebrenj nuk do të zhvillojnë asnjë aktivitet pune dhe nuk do të prekin asnjë kafshë. Nuk mund të hyjnë në kontakt apo të aktivizojnë një objekt elektronik. “Nuk do bëj asnjë lloj pune”, thekson Torah, një izraelit i cili thekson se kjo fundjavë do të jetë më e qetë në Tel Aviv dhe Jerusalem, pasi edhe transporti publik do të jetë thuajse i mbyllur.

Madje, edhe më keq kur finalja e madhe e Eurovizionit do të bjerë të shtunë, nga 18 deri më 22 Maj sipas orës lokale. Bëhet e ditur se “Shabbati” hebraik do të mund të ndikojë jo pak në organizimin e festivalit muzikor më të madh në botë. Në raportin mes Shabbat dhe festivalit muzikor, ka nisur të flitet që nga muaji shkurt, kur grupi favorit përfaqësues i izraelit ka vendosur të mos marrë pjesë në Eurovizion për shkak të provave gjatë orëve të festës hebraike.

Grupi në fjalë quhet “Shalva Band” dhe është i përbërë nga 8 të rinj me probleme të ndryshme shëndetësore, mes të cilëve disa me sindromën Down dhe Autismin. Shalva është një organizatë izraelite e cila merret me kujdesin ndaj personave me aftësi të kufizuara. Ka patur jo pak tentativa për të bindur grupin që të marrë pjesë në Eurovizion, mes të cilëve edhe një peticion online i firmosur nga mbi 10 mijë vetë. Në të shkruhet se i kërkohet EBU-së, të bëjnë një përjashtim për respektimin e së shtunës dhe dhënien e mundësisë për të marrë pjesë në festival një ditë më pas. Deri tani EBU nuk ka dhënë asnjë deklaratë.

Organizata hebraike e Eurovizionit, madje ka kërkuar të prokurojë një mikrofon dhe disa instrumente të cilat do t’u japin mundësinë të ftuarve të marrin pjesë në garën e këngës pa dhunuar ligjin e Torah. Kërkesa është bërë nga instituti Tzomet, agjenci e cila nga viti 1976 prodhon çdo objekt të cilat pasi janë aprovuar nga drejtuesit më të lartë hebraike, mund të përdoren gjatë Shabbatit.

“Mikrofonat pa elektricitet”, paraqiten në katalog, në të cilët shpjegohet si mund të respektohet ligji i Torah. “Sistemi përdor vetëm tranzistorin, pa asnjë element të djegshëm. Nuk vjen i sinkronizuar manualisht, pasi në momentin që ndizet, korrenti vjen vazhdimisht në sistem”. Megjithatë me këtë rast, drejtuesit e Tzometit kanë vendosur të mos e marrin për diskutim kërkesën e mikrofonave nga ana e Eurovizionit, pasi sipas medisa izraelite pavarësisht ndihmës gjithçka përfundon me një dhunim në masë të Shabbatit.

Fakti që ditën e shtunë nuk do të ketë asnjë lloj transporti publik, mund të jetë mundësi shumë e mirë për faksat e Eurovizionit në Tel Aviv. Këshilli komunal ka deklaruar se do të venë në dispozicion autobusa falas nga qendra e qytetit drejt Charles Clore Park, ku do të zhvillohet dhe gara e madhe e këngës europiane.

“Nga ana tjetër, e premta e 17 majit do të mund të jetë dita e duhur për të parë si familjet izraelite festojnë Shabbatin. Një ngjarje e quajtur (Welcomin Shabbat), do tënisë duke vënë në kontakt mijëra turistë me famijët e qytetit për të festuar dhe ndjerë atmosferën në vigjilje të Shabbatit, ka deklaruar kryebashkiaku i Tel Aviv, Ron Huldai, duke shtuar se “propozimin e kam marrë duke i thënë gruas të jetë e lirë të gatuajë çfarë të dojë”.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet