Manastiri i Shën Marisë. Ti jetojmë pasuritë tona arkeologjike

Të gjithë kanë të drejtë të përfitojnë nga pasuritë arkeologjikë të lëna trashëgimi, siç është rasti i Manastirit të Shën Mërisë në Parkun e Apolonisë (12 km larg fierit), ku po punohet për ta kthyer në identitet, nga fasada dhe detajet më të vogla. Do të punohet në monumentet brenda hapësirës së Manastirit, duke përfshirë Portikun e Statujave, Trapezarinë, Kishën, depon Arkeologjike, Muzeun, dhe ambientin përreth zonës së Parkut. Pjesë të rëndësishme të ndërhyrjeve do të jenë ndërtimi i stacionit të ri të pompave, kabina elektrike dhe ambienti i ri i parkimit. Duhet të theksohet se për shkak të gjetjeve arkeologjike, punimet për ndërtimin e objekteve të reja janë shtyrë në kohë dhe kanë pësuar zhvendosje nga projekti fillestar. Ministria ka bashkëpunuar maksimalisht dhe të gjitha modifikimet e propozuara janë aprovuar nga Këshilli Kombëtar për Restaurimin dhe Arkeologjinë. Projekti është pjesë e listës së projekteve të kombinuara që vijojnë proçesin e Lubjanës - Financimi i Rehabilitimit të Trashëgimisë në Europën Juglindore, iniciativë e përbashkët e Këshillit të Europës dhe Komisionit Europian dhe për të mbështetur restaurimin e trashëgimisë historike, si gjenerator i kapitalit social dhe ekonomik. Ai është financuar në kuadër të Programit Rajonal CARDS. Punimet filluan në janar të vitit 2016 dhe do të përfundojnë në janar të vitit 2017. Vlera totale e punimeve është 619.000 mijë Euro.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet