Fillon Festivali folklorik tipologjik kombëtar i rapsodëve

Qendra kombëtare e veprimtarive folklorike organizon edicionin e IX-të “Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar të Rapsodëve dhe Instrumentistëve Popullorë” në qytetin e Lezhës. Në këtë festival, me karakter konkurues, do të marrin pjesë Rapsodë të Harkut (Lahutarë) dhe Rapsodë të Pendës (çifteli, sharki), gjithashtu edhe instrumentistë dhe grup instrumental të cilët luajnë vegla popullore tradicionale. Në repertorin e tyre do të ketë Këngë të Eposit të Kreshnikëve, Baladat dhe Rapsoditë Historike me lahutë dhe Këngë Maje – Krahu si edhe repertor që pasqyron ngjarje bashkëkohore. Bashkitë konkurruese janë: Lezha, Dibra, Vlora, Mirdita, Kukësi, Kurini, Vau i Dejës, Malësia e Madhe, Gramshi, Mati, Hasi, Mallakastra, Tropoja, Puka. Ky festival vazhdon të mbajë gjallë traditën gojore të trashëguar brez pas brezi .Nxitja dhe promovimi i kësaj pasurie kulturore jomateriale është qëllimi ynë i përditshëm. Ky takim i rapsodëve do të mbahet më 24 dhe 25 nëntor,në Pallatin e Kulturës në Lezhë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet