Fosilet e vezëve të strucit 150 mijë vjeçare, ekspozohen në Kinë

Tre vezë të fosilizuara struci janë vendosur në një muzeum në veri të kinës pasi janë nxjerrë nga vendi ku ndodheshin pas plot 50 vjetësh. Vezët janë gjetur nga disa fermerë në fshatin Cixian në provincën Hëbei në vitin 1960. Menjëherë pas gjetjes së fosileve, fermerët i kanë çuar në qendrën e kulturës në rajon. Ekspertët konfirmojnë se fosilet datojnë mbi 150 mijë vjet më parë. Rajoni Cixian i njohur edhe me emrin Cizhou, ka një histori prej mbi 1000 vjetësh prodhimi të porcelanlit.

Meqë në atë kohë nuk kishte një vend special ku të vendoseshin fosilet e vezëve, ato kanë ngelur të futura në depon e qendrës kulturore derisa punonjësit kanë nisur studimin e tyre me imtësi. Fosilet e vezëve respektivisht 552, 492 dhe 366 gram secila, kanë një gjatësi prej 150 milimetrash dhe 140 milimetra gjerësi. Zona ku janë zbuluar edhe fosilet e vezëve ndodhet në linjdje të maleve Taihang. Mbi 100 mijë vjet më parë, kjo zonë mendohet të ketë patur florë dhe faunë tepër të shëndetshme.

Fosilet do të ndihmojnë në studimin e shpërndarjes gjeografike dhe evolucionin e strucave, si dhe rajonin gjeologjik dhe klimën e përfundimit të epoks së akullit, e cila ka përfshirë një periudhë nga 2.6 milion vjet deri më 11.700 vjet më parë, sipas studiuesit Qi Jikang nga kolegji gjeologjik i Hëbeit. Fosilet e vezëve të strucit kanë qenë të fshehura nën tokë në shumë zona në kinën veriore si në mongolinë e brendshme dhe provincën Ningxia. Fosilet e kockave të strucit janë gjetur edhe në Zhoukoudian në pjesën perëndimore jashtë pekinit, atje ku janë gjetur edhe kafka të ndryshme të njeriut prejhistorik.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet