Fotografi të filmit Skenderbeu në një ekspozitë

Një ekspozitë mahnitëse me 50 fotografi të shkëputura nga filmi “Skënderbeu”, në skenat e tij të xhiruara në qytetin e Gjirokastrës është çelur sot në kalanë e qytetit e Elbasanit. Kryetari i bashkisë Qazim Sejdini së bashku me Kryetarin e Grupit Parlamentar PS, Taulant Balla, Prefektin Gledian Llatja dhe Kryetarin e Qarkut Bukurosh Stafa vizituan ekspozitën e çelur në kuadër të projektit “Qytete me kala”. Ekspozita u çel në 65 vjetorin e pjesëmarrjes në Festivalin e Kanës, të të parit film shqiptar.

“Qytete me kala” është një projekti i përbashkët mes Qendrës së Artit, bashkia Elbasan, Këshillit të Qarkut Elbasan dhe Këshillit të Qarkut Gjirokastër. Ky projekt synon shkëmbimin e kulturave mes qyteteve. Gjirokastra solli në Elbasan një ekspozitë në brendësi të kalasë së Elbasanit, ndërsa Elbasani do të shkojë ne Gjirokastër me fotografi të qytetit në vitet 1918-1920. Ansambli “Lunxhëria”, grupi polifornik i Telepenës dhe ansambli Isuf Myzyri dhuruan një mbrëmje fantastike.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet