Gëzuar ditëlindjen Vin Diesel!

E mbani mend në filmin 'Shpëtoni ushtarin Ryan'? Po, është ai, Vin Diesel. Sot mbush 50 vjeç, dhe ka plot 101 milionë ndjekës në rrjetet sociale, pas Ronaldos dhe Shakiras. Aktori është njohur sidomos dhe në filmat 'Fast & Furious', 'Riddick'. Ai ngelet një prej personazheve më të mëdhenj të botës së kinematografisë. Jo të gjithë e dinë që Vin ka një vëlla binjak dhe që nuk e ka njohur kurrë babain biologjik. Ka në fakt një raport shumë të mirë me babain adoptues, Irving Vincent, i pari që e çoi në rrugën drejt recitimit. Diesel njihet jo vetëm për filmat e tij aksion, por dhe komedi. Ka një lidhje shumë të fortë më familjen dhe hobi të tjerë, përveç filmave. Në fakt ai ka themeluar dhe një firmë për videogames se bashku me një shtëpi prodhimi.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet