Golden Globes: triumfon La La Land

'La La Land' është filmi i vitit. Mbremë ka fituar në Golden Globes të gjithë çmimet e mundshme. Shtatë kandidatura kishte hedhur dhe shtatë çmime çoi në shtëpi: filmi më i mirë, aktori protagonist më i mirë, Emma Stone e Ryan Gosling, skenari më i mirë, dhe regjizori më i mirë, kolona zanore më e mirë. I kaloi të gjitha rekordet, dhe është filmi që ka fituar më shumë çmime se asnjë tjetër në historinë e Golden Globes. Ato pak surpriza që pati mbremja e kaluar ishin të lidhur me filmat dramatik. Casey Affleck, vëllai i Ben Affleck fitoi cmimit e aktorit më të mirë dramatik për interpretimin e tij në 'Manchester by the Sea', film që kundër çdo parashikimi nuk rezultoi të ishte filmi më i mirë dramatik. Gjatë mbrëmjes së kaluar të shumta kanë qenë fjalimet prekëse, por nuk ka munguar dhe ndonjë thumb ndaj presidentit Donald Trump.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet