Gone with the wind feston 75 vjetorin

Më 17 janar të 1940 filmi ‘Gone with thë wind’ me regjisor Viktor Fleming, pushtoi kinematë amerikanë duke sjellë fitime të jashtëzakonshme. Filmi me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të Clarck Gable dhe Vivien Leigh, sot feston përvjetorin.

Pikërisht 75 vjet më parë, pas premierës në teatrin e Atlantas më 15 dhjetor, atë të New Yorkut më 19 dhjetor dhe në Los Angelos më 17 janar, ky film u bë ngjarja e vitit dhe mbet në histori si një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohrave.

Me një kohëzgjatje prej 238 minutash dhe me një buxhet të madh prej 4 milionë dollarësh, filmi me regjisor Viktor Fleming, mbetet një ikonë e Hollivudit. Në të shkrihen elementët e historisë kombëtare, luftës si dhe dramës familjare.

Edhe 75 vjet pas premierës, historia e dashurisë ndërmjet Scarlet O’hara dhe Rhett Butler në jug të Amerikës, gjatë luftës civile, mbërthen pas ekranit të madh e të vogël. ‘Gone with thë wind’, posedon element të kohëve të sotme, me doza të konservatorizmit dhe seksizmit, që megjithatë janë rrënjosur thellë në imagjinatën kolektive.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet