Gratë në këtë moshë nuk ia vlejnë

Yann Moix, shkrimtari francez ka shkaktuar shumë reagime, pjesa më e madhe nga gratë, për një thënie të tij për trupin e grave. Ai tha në një intervistë për Marie Claire se nuk mund të dashuronte dot një femër mbi të 50tat, megjithëse ai është rreth 50të. “Preferoj trupin e grave të reja, kjo është e gjitha. Trupi i një 25 vjeçareje është i jashtëzakonshëm. Trupi i një 50 vjeçareje nuk është i jashtëzakonshëm,” tha ai. Marina Fois, një komediane, u tall duke thënë se për shkak se ishte duke mbushur 49 vjeç, dhe se i kishte mbetur dhe një vit e 19 ditë për të shkuar me shkrimtarin. Një gazetare postoi foton e të pasmeve të saj, duke shkruar: “Budalla nuk e di se çfarë po humbet”. Të tjerë kanë postuar foto aktoresh mbi 50 vjeç si Halle Berry apo Jennifer Aniston. Dhe pse pati shume reagime dhe folën shumë media ai i qëndroi idesë së vet: pëlqente atë që pëlqente dhe s'kishte pse të përgjigjej para "gjykatës së shijeve".

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet