Greqi, Akropli rihapet sot për vizitorët me masa të larta distancimi

Akropoli i Athinës dhe vendet e tjera me rëndësi arkeologjike në Greqi rihapen më 18 Maj. Muzetë nga 15 qershori. Akropoli dhe vendet e tjera, të cilat tërheqin miliona vizitorë çdo vit, janë mbyllur që nga mesi i marsit siç përcaktohet nga ekzekutivi. Rihapja u njoftua sot nga Ministrja e Kulturës Lina Mendoni, e cila saktësoi se rregullat për distancimin shoqëror mbeten të detyrueshme, me pranimet e disa personave në një kohë. Greqia nisi rihapjet e pjesshme të hënën, duke filluar me parukierët dhe dyqanet e vogla. Shkollat ​​e mesme gjithashtu do të rihapen më 18 maj, ndërsa në 1 qershor do të jetë radha e kafeneve, bare, tavernave dhe kinemave verore që veprojnë jashtë, me kusht që evolucioni i pandemisë në vend të mos sugjerojë ndryshe. Deri më tani Greqia, me një popullsi prej 10.7 milion banorë, ka regjistruar 147 vdekje dhe 2.663 infeksione, shifra megjithatë më të ulëta se mesatarja europiane.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet