Greqi. Zbulohen 200 varreza të shekullit të 6-të para ES, në afërsi të follorinës

Arkeologët në greqinë veriore, kanë zbuluar të paktën 200 varretë vogla në një super varrezë të lashtë, e cila pavarësisht antikitetit ishte e mbushur me zbulime shumë interesante dhe pasuri duke përfshirë një maskë të artë dhe helmeta bronxi.

Në një deklaratë publike të bërë nga Ministria e Kulturës, theksohet se “gjetjet më të rëndësishme ishin ato të bëra në varrezat e luftëtarëve të cilët vdiqën në shekullin e 6 para erës sonë. Ata mendohet se kanë qenë pjesë e një aristokracie shumë të fuqishme ushtarake”.

Reliket e mbledhura përfshinin maska tepër të çmuara të bëra enkas për funerale speciale, katër helmeta bronxi, mbrotjëse hekuri dhe copa shpatash prej hekuri, një rreth mbrojtës me granadë dore si dhe mbrojtëse këmbësh prej bronxi. Varreza e Ahladas ndodhet në afërsi të Follorinës dhe njihet për pasurinë e saj me mbi 1.300 varreza të kohërave të ndryshme.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet