Greqia nis hapjen e atraksioneve turistike më 18 Maj

“Pasi kanë qëndruar bosh për mbi dy muaj, atraksionionet historike të greqisë duke përfshirë edhe Akropolin në Athinë, do të rihapen për vizitorët më 18 Maj”, kanë deklaruar autoritetet e vendit. Monumentet antike kanë qenë të mbyllura së bashku me shumë muzeume që nga mesi i marsit, për shkak të frikës së koronavirusit. Ligjet e ndalimit në vend kanë filluar të hiqen ngadalë gjatë javës.

“Muzeumet do të rihapen në mes të qershorit, ndërkohë që performancat në ambjente të hapura do të nisin nga mesi i korrikut”, ka njoftuar Ministrja e Kulturës Lina Mendoni. Por, distanca dhe rregullat për sigurinë do të vazhdojnë të jenë të forta.

Atraksionet turistike janë një nga pjesët më të rëndësishme të sektorit turistik, duke ndikuar në inkurajimin e ardhjes së vizitorëve pas ndalimit të udhëtimeve dhe mbylljes sl vendit, gjë e cila çoi në mbylljen totale të prenotimeve turistike në vend.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet