Hap dyert panairi ''Gratë në biznes - Mitrovica, 2016''

Në qytetin e Mitrovicës u hap sot panairi ‘Gratë në biznes-Mitrovica, 2016’, ku u prezantuan prodhimet e 33 grave përfituese të granteve në vlerë prej rreth 112 mijë euro, pjesëmarrëse të projektit Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës. Nënkryetari i Mitrovicës, Safet Kamberi, tha se komuna vazhdimisht është duke mbështetur bizneset, veçanërisht në fushën e bujqësisë. “Roli i komunave në përgjithësi, por edhe i komunës së Mitrovicës, është që të krijojë kushte për bërje biznes dhe ne si komunë po japim maksimumin në këtë drejtim. Gjatë këtyre dy viteve komuna e Mitrovicës ka arritur të pesëfishojë buxhetin e kësaj fushe të subvencioneve për këtë kategori, në veçanti kategorinë e bujqësisë”, theksoi Kamberi. Projekti ’Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës”, është financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë përmes programit regjional të BE-së dhe është bashkëfinancuar nga Komuna e Mitrovicës së Jugut dhe Fondacioni MOTT. Ky projekt u implementua nga Community Building Mitrovica në bashkëpunim me D&G Solutions.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet