Hapet qendra më e madhe e inteligjencës në Berlin

Gjermania ka hapur atë që quhet “qendra më e madhe e shërbimit inteligjent në botë” në qendër të berlinit, në zonën e ish-stadiumit të berlinit lindor. Kompleksi i cili ka kushtuar 1.23 bilion dollarë, brenda përmban mbi 4000 objekte nga Agjencia Gjermane e Inteligjencës (BDN), ka një staf prej 6.500 personash dhe është e madhe 10 hektrarë.

Kancelarja Angela Merkel në inagurimin e kompleksit, gjatë fjalës së saj ka vënë theksin në rëndësinë e BDNsë si një mbrojtje e nevojshme në botën e komplikuar tashmë. “Shërbimi Federal i Inteligjencës, ka pranuar me kënaqësi të ndryshojë misionin e vet që nga përfundimi i kohës së luftës së ftohtë. Sot, i shërben të gjitha ngjarjeve botërore për qeverinë”, ka thënë Merkel.

Që prej hapjes së tij për herë të parë në vitin 1956, shërbimi ka qenë në Pullach, në periferi të mynihut në një shtet ish-nazist. Presidenti i parë ka qenë Reinhard Gehlen, i cili ka qenë përgjegjës për inteligjencën ushtarake në parlamentin e tretë. Pas përfundimit të luftës, ai ndihmoi forcat amerikane të koordinonin inteligjencën e tyre kundër Bashkimit Sovjetik.

Zyra qëndrore morri hapin përfundimtar për mordernizimin e qendrës, duke patur një akti simbolik në lëvizjen e bashkimit të gjermanisë moderne, larg nga lidhjet me nazizmin. Lëvizja nga ish-ndërtesa e vjetër në Mynih, u bë për më tepër se një vit, duke përmbajtur mbi 10 mijë kuti dhe 58 mijë materiale të mëdha.

Edhe pse nuk dihet se sa duhet një numur fiks punonjsish, mbi 6500 të tillë janë vendosur në qendrën e re në Berlin, ndërsa ndërtesa ka hapësirë për 4 mijë punëtorë, sipas një mediaje.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet