Harry Potter: ja pse Robbie Williams nuk u panua në rolin e Hagridit

"S'ka seks, jemi anglezë" shkruhej në titullin e një filmi kult i vitit 1973. Rreth 30 vite vonë, ky mund të ishte fare mirë titulli i episodit të parë të Harry Potter "Jo Williams, jemi angleze". Flasim për Robin Williams, aktori që vrau veten në 2014, dhe që u bë i njohur me serialin televiziv Mork & Mindy dhe më pas më kryeveprën kinematografike "Rrethi i poetëve të vdekur".

Shpesh i përfshirë në filmat fantasy dhe shumë filma për fëmijë, Robin Williams ka qenë i apasionuar pas librave të autores J.K.Rowling aq sa kishte dashur të merrte pjesë në serialin kinematografik të aventurave të Harry Potter. Prandaj kishte hyrë në garë në rolin e Hagridit, gjigandit që punonte si roje në shkollën e Hogwards dhe që bëhet miku më i mirë i magjistarit. Kjo kandidaturë nuk është pranuar.

Jo sepse roli nuk do të mund të ishte për të, por për shkak të kombësisë së tij. Autorja, e cila ka ndjekur skenarin dhe xhirimet e filmit, ka dashur që filmi i marrë nga libri i saj, të ruante shijen britanike deri në fund.

Të gjithë aktorët e filmit janë anglezë, skocezë, iralandezë. Më 2001, Robbie Williams kishte folur për këtë çensurë ndaj aktorëve amerikanë për New York Post, por kjo është përforcuar nga drejtorja e xhirimeve Janet Hirshenson për Huffington Post.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet