Harry dhe Megan firmosin kontratën 1 milion dollarëshe. Çifti gjen punë të re

Harry dhe Megan kanë gjetur punë. Sipas medias britanike, çifti ka firmosur një kontratë me agjencinë Harry Walker, një agjenci e njohur që ka në listën e klientëve edhe persona si Bill Clinton, Barack dhe Michelle Obama, Serna Williams dhe Whoopi Goldberg.

Agjencia siguron pjesmarrjen në marrjen e debateve për personat që kanë dëshirë të fuqizohen në biznes, duke bërë që tashmë të kenë edhe çiftin e njohur në mes tyre. Ky shërbim çiftit mund t’i mundësojë një shumë prej 1 milion dollarësh, shifër e cila do ta ndihmojë Harry dhe Megan pas largimit nga shtëpia mbretërore.

Një ekspert shpjegon se “kjo kontratë mund të mos i pëlqejë shtëpisë mbretërore”, pasi tashmë çifti mund të merret me çështje private, por ata të dy kanë refuzuar të flasin për familjen mbretërore, duke vazhduar t’i qëndrojnë besnik paktit të bërë me mbretëreshën.

Nëse për Sussex gjithçka duket se ka filluar një rrugë e mbarë për dukun dhe dukeshën e Kembrixhit, duket se Carlo është në mëdyshje. Trashëgimia do t’i takojë William, i cili është shumë i lidhur me babain e Kate. Princi nuk ka patur marrdhënie të mira me të atin, në pikën e konsideratës që zoti Middleton të jetë babai i tij i dytë.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet