Hetohen pamjet e vjedhjes së pikturës së Vincent van Gogh nga muzeu në Amstërdam

Pamjet e marra nga kamerat e sigurisë gjatë momentit kur një “hajdut veprash arti” teksa tentoi të futej për të vjedhur pikturën e Vincent van Gohgh, ka ndodhur kur edhe muzeu ishte i mbyllur për shkak të masave të marra ndaj koronavirusit. Një program holandez për krimin, teksa hetoi pamjet e kamerave të sigurisë, ka vënë re se personi ka thyer xhamin e derës kryesore në një muzeum disi në periferi të amstërdamit. Hajduti është parë teksa ka dalë me shpejtësi nga pjesa e dyqanit të muzeut me pikturën në krah, e cila sipas ekspertëve kap shifrën deri në 5 milion stërlina.

Policia shpreson se deklarimi i pamjes së marrë nga kamerat e sigurisë do t’i ndihmojë ata të gjurmojnë gjithkënd që vodhi veprën artistike nga muzeu Singer Laren më 30 Mars. “Unë jam i shokur dhe nuk arrij ta besoj”, ka deklaruar drejtori i muzeu Jan Rudolph del Lorm. “Është e tmerrshme për të gjithë ne, sepse kjo vepër arti ndodhej atje për t’u parë dhe ndarë atë se çfarë shpreh nga të gjithë ne, për shoqërinë, për gjithkënd, të sjellë kënaqësi dhe kënaqësi”,

Menaxheri i muzeut Evert Van Os, ndihet edhe më i shqetësuar, pasi pamjet e marra nga kamerat e sigurisë nuk shfaqin gjithë procesin dhe nuk japin shumë për sigurinë. “Ai person ka hyrë teksa theu xhamin e derës kryesore. Ka hyrë në disa dyer dhe u ka kaluar shumë proceseve të sigurisë të cilat janë aprovuar nga ekspertët. Kjo tregon se këtu nuk ka fare cilësi për sigurinë e muzeut”.

Deri tani askush nuk është arrestuar në lidhje me vjedhjen e pikturës, e cila ishte pronë e muzeut Groningen. Policia holandeze ka deklaruar se 56 dëshmi dhe ide erdhën në departamentin e policisë pas shfaqjes së ngjarjes si rezultat në televizion.

Hetuesit duan ende të dëgjojnë çdo dëshmitar i cili pa personin që vodhi pikturën nga muzeumi dhe më pas u larguar me një motoçikletë. Ata shtojnë se ngelet ende e paqartë nëse person ka vepruar vetëm për këtë vjedhje. “Duket sikur ai ka patur qëllim të vjedhë vetëm pikturën e Van Gogh”, është shprehur zëdhënësi i policisë Maren Wonder.

Wonder kërkon nga vizitorët e muzeut të shpërndajnë në polici fotot dhe videot që ata bënë në muzeum një ditë përpara se muzeu të mbyllej, për të parë nëse dikush ka nisur të dyshohet për vjedhje përpara largimit. “Vizitorët mund të ndihmojnë nëse ata shohin një person teksa sillet në mënyrë të dyshimtë. Do të ishte ndihmë shumë e madhe nëse vizitorët do të shpërndanin fotot dhe videot e bëra atë ditë me njerëzit e tjerë”, thuhet në deklaratën e policisë.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet