Humori në zi, ndërron jetë Fadil Hasa

Do të na mungojë të gjithëve Fadil Hasa. Pjesët me humor ku ai ishte protagonist, do të jenë në mendjen e të gjithëve, dhe pse ai u nda nga jeta mbrëmë në moshën 78 vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë. Homazhet në nder të aktorit mbahen nesër nga ora 10 deri në 11 në hollin e Teatrit të Durrësit. Aktori mbylli sytë në banesën e tij, duke lënë pas dy vajza dhe hidhërim mes miqve, kolegëve por edhe të atyre që qeshën me batutat e tij.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet