Hysen Koçia, Tenor

Hysen Koçia ''Gjenerali'' i tenorëve Shqiptarë

Nga Anila Bega Cohen

"Nje popull vdes ngadalë kur fillon te harrojë artistet e tij". Kjo thënie më vjen ndër mend në ditën e përkujtimit te ndarjes nga jeta të Artistit te Merituar, zërit brilant te Operës dhe skenës Shqiptare zotit Hysen Kocia. Hysen Koçia lindi më 1 korrik të vitit 1940 në Shkodër. Kontaktet e para me muzikën i mori në kohën që kryente shërbimin ushtarak pranë Ansamblit Artistik të Ushtrisë në vitin 1960, por studimet e mirëfillta i kreu vetëm kur u hap Konservatori Shtetëror i Tiranës (sot Akademia e Arteve), në vitin 1962. Hysen Koçia është ndër të parët që vazhdon studimet për kanto në klasën e Avni Mules.

Në vitin 1967, një vit pas përfundimit të studimeve emërohet solist pranë TOB, dhe në vitet 1972-1973 specializohet pranë Akademisë “Santa Cecilia”, në Romë Itali në klasën e baritoni me fame boteroreTito Gobi. Gjatë karrierës artistike deri në vitin 2000 kur doli në pension Hysen Koçia realizoi në skenën e TOB me dhjetëra role dhe Krye-role të literaturës operistike shqiptare dhe botërore si dhe qindra koncerte vokale, recital me këngë popullore të inkuadruara në turne koncertore të organizuara nga ky institucion brenda dhe jashtë Shqipërisë në Itali, Kinë, Bullgari, Rumani, Austri, Kanada, USA, Greqi, Gjermani, Turqi etj.

Hysen Koçia ka marrë pjesë aktive në pothuaj të gjitha aktivitetet kryesore, të jetës muzikore shqiptare, në Koncertet e majit, konkurset e këngëtarëve lirikë , festivalet e romancave dhe Festivalet e këngës në RTSH etj. Për aktivitetin e tij është nderuar me shumë çmime kombëtare si dhe me titullin Artist i Merituar.

Disa nga rolet e tij kryesore:

Marin Shpendi- opera “Skënderbeu”, 1968

Mazllemi- opereta “Brigada e Grave”, 1969,

Viktori- operetta “Dhëndri u transferua”, 1974

Doda- opera “Mrika”, 1975

Pali- opera “Zgjimi”, 1976

Loni - opera “Karnavalet”, 1978

Dhimitri- Opera “Lulja e Kujtimit”, 1979

Leka- Opera “Toka Jonë”, 1981

Muji- Opera “Vjosa”, 1980

Eskamilio- Opera “Karmen”, 1984

Galan Lugapasi- Opera “Borana”, 1984

Petriti - Opera “Nëna e Trimave”, 1987

Turidu- Opera “Cavalleria Rusticana”, 1988

Monrico- Opera “Trovatore”, 1991

Alfredo- Opera “La Traviata”. 1994

Canio- Opera “I Pagliacci”, 1989

Ndërroi jetë pas një sëmundje të pashërueshme në moshèn 74 vjeçare në 2014 në Tiranë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet