'Imagine Van Gogh', një magji e artit klasik në Montreal

Prej muajit dhjetor, në Montreal është përfolur gjatë për ekspozitën e punimeve të Vincent Van Gogh, piktorit holandez post-impresionist i cili është ndër figurat më të famshme në historinë e botës së artit. Mes një popullariteti dhe interesimi të jashtëzakonshëm, ky show magjik i titulluar “Imagine Van Gogh”, do të qëndrojë e hapur deri në muajin prill.

Paraqitur fillimisht në Evropë, “Imagine Van Gogh” është vepër e kuratorëve Annabelle Mauger dhe Julien Baron. Qasja e tyre është të bashkojnë teknologjinë me artin klasik përmes përdorimit të më shumë se 200 veprave nga piktori i famshëm. Ekspozita Van Gogh në Montreal, nxjerr në pah veprat e periudhës së Arles (1888-1889) si dhe fundin e jetës së tij (1890).

Të gjitha punimet janë të projektuara në një ekran gjigand, ato reflektohen lehtë në mure dhe lexohen qartë në trupat e vizitorëve. Një fonogrami gjithëpërfshirëse dominon të gjithë performancën e ndërrimit të imazheve duke u dhënë ngjyra dhe emocione veprave të Van Gogh. Punimet përfshijnë luledielli, irises, fushat e grurit, La Mousmé, portreti i Dr Gachet dhe autoportreti i famshëm i Van Gogh.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet